HomeAktualitetAplikimi për dëmet nga tërmeti, qytetarët grumbullohen në Durrës pa asnjë lloj...

Aplikimi për dëmet nga tërmeti, qytetarët grumbullohen në Durrës pa asnjë lloj distance

Është hapur sot papritur aplikimi për ata qytetarë që nuk kanë mundur të aplikojnë deri tani për dëmet nga tërmeti në nivelet DS1, DS2 dhe DS3.

Bashkia e Durrësit ka hapur për 24 orë afatin për të gjithë qytetarët, të cilëve u janë dëmtuar banesat dhe kjo ka bërë që ata të dynden për të bërë aplikimin, duke krijuar grumbullime të mëdha.

Teksa numrat e të infektuarve nga SARS-CoV-2 rriten çdo ditë, grumbullime të tilla shndërrohen në vatra të përhapjes së shpejtë të infeksionit, ndërsa afati i shkurtër, vetëm 1 ditor, i aplikimit krijon probleme për shumë qytetarë që nuk mund të paraqiten sot, apo nuk mund të qëndrojnë në radhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular