HomeAktualitetA do ketë festime në kryeqytet? Kryebashkiaku: 100 euro gjobë kush hedh...

A do ketë festime në kryeqytet? Kryebashkiaku: 100 euro gjobë kush hedh fishekzjárre mbrëmjen e Vitit të Ri

spot_img

Sipas një urdhërese të lëshuar së fundmi, Komuna e Prishtinës synon të ndaloi përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike deri më 3 janar 2021.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, njofton se kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike. Kryetari Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh. Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular