HomeAktualitetSi paraqitet situata në 4 spitalet COVID, ministria 3 kërkesa qytetarëve për...

Si paraqitet situata në 4 spitalet COVID, ministria 3 kërkesa qytetarëve për festa

spot_img

Krahasur me ditët e mëparshme, dy ditët e fundit, Shqipëria ka njohur një ulje të numrit të infektuarve dhe të viktimave nga koronavirusi. Dje u regjistruan 9 viktima dhe 375 raste të reja, ndërsa sot 10 të vdekur dhe 499 raste të reja. Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur i ndjekur nga Fieri, Durrësi, Shkodra, Vlora.

Apeli për festa

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Situata në spitale e qëndrueshme

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19.

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 499
Të shëruar në 24 orë 384
Të shtruar në spitale 316

Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2165

Testime totale 253,689
Raste pozitive 56,254
Raste të shëruara 31,565
Raste Aktive 23,536
Humbje jete 1153

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13296
Fier 1585
Shkodër 1339
Durrës 1286
Vlorë 1072
Korçë 963
Elbasan 894
Berat 873
Lezhë 865
Gjirokastër 528
Kukës 455
Dibër 380

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular