HomeKryesore11 gjëra që duhet ti shkruajmë Edi Ramës në kartolinën e 2020

11 gjëra që duhet ti shkruajmë Edi Ramës në kartolinën e 2020

spot_img

Nga Dhurata Çupi

Kartolina vitit 2020!
Viti 2019 ishte një vit tepër i vështirë, sidomos nga muaji shtator e deri në fund të tij, qytetarët ndjenë se si natyra ushtroi presion për t’i kujtuar se edhe ajo, si një forcë e të Plotfuqishmit ishte aty. Tërmeti i shtatorit e më pas ai i nëntorit krisën plotësisht marrëdhënien qytetar-qeveri, duke e ngulur thikën edhe më thellë në palcë.
Qeveria ishte inekzistente! Ajo nuk ishte…tregoi se s’mund të ishte pranë qytetarëve as fizikisht, as shpirtërisht duke u qarë hallet dhe humbjen e jetëve e as materialisht pas tërmetit.

Si të mos mjaftonte bilaci tragjik i vitit 2019, viti që po mbyllet rezervoi nje bilanc tjetër katastrofik në të tëra pikëpamjet. Nje vit qe e beri edhe me te veshtire pandemia boterore.
Por a ishte 2020 një vit i vështirë vetëm.prej pandemisë apo edhe prej qeverisë Rama?

Kartolina që duhet ti dërgojmë Ramës si bilanc i këtij viti:

1. Të sëmurët nuk mundën te marrin shërbimin e merituar në spitalet shtetërore. Aq me pak ta merrnin falas. Përkundrazi , harxhuan edhe qindarkën e fundit për tu shëruar vetë.

2. Familjet shqiptare nuk paten asnjë shtesë në pagat e tyre..as qe u diskutua fare kjo nga qeveria

3. Ndihma ekomomike vazhdon të mbetet me e ulta ne Europë, e per pasojë famijlet e varfëra u shtuan me statistika dëshpêruese.

4. Çmimi i energjisë elektrike dhe i ujit vazhdojnë të jenë të rritura e të papërballueshme , edhe pse ulet çelësi i energjisë sapo kalon dita e mospagesës. E shumë shqiptarë mbetën në erresirë për shkak të pamundësise paguese

5. Taksat te larta. Shumë të larta. Barra e përballimit ishte me pasojat e mbylljes së shumë bizneseve e tregtarëve të vegjël .

6. Numri i të papunëve u rrit.

7. Familjet e naftëtareve vuajtën me javë në greve urie dhe në fund u detyruar të kthehen nê vatrat e tyre pa marre djersen e tyre

8. Minatorët vazhdojnë te mos kenë statusin e tyre , por tē ketë fatalitete në jetet e tyre.

9. Buxheti i shqiptarëve shkoi ne favor te klienteve qeverisës por nuk u panë te përkthyera në investime apo shërbim publik te shtuar.

10. Raportet ndërkombëtare ishin kritike sa i perket korrupsionit , abuzimit me paratë e shqiptarëve, abuzimit me te drejtat e njeriut, autoritarizmit të shtuar nga Rama.

11. Shqipëria vazhdoi edhe këtë vit mos te jetë e preferuar nga vendet e BE për të qenë në krah te tyre.

Kështu nuk mundet të vazhdohet në 2021. Duhet ndryshim i kësaj gjendje . Dhe kjo do ndodhë në 25 Prill.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular