HomeKronikeMbante djalin 1 vjeçar në makinë, shqiptari menaxheri i makinave kapet me...

Mbante djalin 1 vjeçar në makinë, shqiptari menaxheri i makinave kapet me 69 kg drogë. Policia e ndoqi një ditë të tërë derisa… (Emri)

spot_img

Përveç se biznesmen dhe menaxher në fushën e tregtimit të makinave, ai merrej edhe me sasi të mëdha të drogës

Bëhet fjalë për një 35 vjeçar shqiptar, i cili lëvizte midis Veronës, Milanos dhe Bergamos me djalin e tij një vjeçar në makinë.

Ai hyri dhe doli nga Serenissima dhe me shumë gjasë veproi si transportues për ata që më pas dorëzuan dhe ruajtën kutitë me drogë në garazhin e tij.

Gjatë gjithë kësaj kohe, po vëzhgohej nga karabinierët, të cilët një ditë të tërë ndoqën të gjitha lëvizjet, ndalesat dhe kontaktet me persona të tjerë.

Hashashi, marijuana dhe amfetamina janë llojet e drogës që karabinierët Caprino, pas vëzhgimit të kujdesshëm dhe ndjekjes, i gjetën dhe i kapën në portat e qytetit.

Mediat lokale italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin Ergys Holics, i cili mbushi 35 vjet pak ditë më parë. Ai përdorte një makinë me targë sllovake për të transportuar drogën.

Në garazhin e tij, në një frigorifer të vjetër të papërdorur u gjetën 60 kilogramë hashash, 9 kg marihuanë dhe 250 gramë amfetamina.

Holics u dërgua në burgun e Montorio, ku gjatë seancës së vlerësimit preferoi të mos përgjigjej. Ai vetëm tha se merrej në tregtinë e automjeteve dhe se ishte menaxher.

Në Itali ai është i parregullt, ka pseudonime të ndryshme dhe është marrës i një dekreti dëbimi.

Më 23 dhjetor, policia për shkak të precedentëve të mëparshëm, e ndoqi atë në autostradën për në Milano, në zona të ndryshme të qytetit dhe më pas në Brebemi, më në fund në Serenissima.

Sapo u kthye në shtëpi ai priti për mbërritjen e një furgoni të cilin më pas e la në garazh. Gjithçka shkonte qetësisht derisa të nesërmen në mëngjes, karabinierët e pyetët se çfarë mbante në garash dhe më pas përfundoi në pranga.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular