Sign in
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
  • OP ED
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Show Bizz
  • Rajoni
  • Bota
  • Lifestyle
  • Sociale
  • Profil
  • Shenim
  • Shendet
  • Te tjera
Sign in
Welcome!Log into your account
Forgot your password?
Password recovery
Recover your password
Search
Logo
Logo
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
  • OP ED
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Show Bizz
  • Rajoni
  • Bota
  • Lifestyle
  • Sociale
  • Profil
  • Shenim
  • Shendet
  • Te tjera
More
    HomeBotaKina publikon librin e bardhë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin
    Bota

    Kina publikon librin e bardhë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin

    10 Janar, 2021
    Share
    Facebook
    Twitter
    Pinterest
    WhatsApp
      Advertismentspot_img

      Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin i Kinës në epokën e re është udhëhequr nga vizioni i një bashkësie globale me të ardhme të përbashkët, thuhet në librin e bardhë të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit.

      Libri i bardhë, me titull “Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin e Kinës në epokën e re”, shpjegon origjinën kulturore dhe filozofike të bashkëpunimit ndërkombëtar të zhvillimit të Kinës, qasjet dhe parimet e Kinës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar të zhvillimit, si dhe masat konkrete për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit.

      Nga viti 2013 deri në vitin 2018, Kina dha gjithsej 270.2 miliardë juanë (rreth 41.4 miliardë dollarë amerikanë) ndihmë të huaj në tre kategori: grante, kredi pa interes dhe kredi koncesionare.

      Që kur u propozua nisma “Një brez, një rrugë”, Kina ka përmirësuar bashkërendimin e politikave, ka forcuar ndërlidhjen infrastrukturore, ka promovuar tregtinë e lirë, ka thelluar integrimin financiar dhe ka nxitur forcimin e lidhjeve njerëzore me vendet pjesëmarrëse në këtë nismë.

      Dokumenti përshkruan përpjekjet e Kinës për bashkëpunim ndërkombëtar në ndihmën emergjente në raste fatkeqësish, reagimin ndaj emergjencave të shëndetit publik, sigurimin e ndihmës ushqimore për të përballuar urinë, mbështetjen për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas katastrofave, përmirësimin e përgatitjes për raste katastrofash dhe të zbutjes së katastrofave, si dhe zbutjen e krizave të emigrantëve dhe refugjatëve

      Sipas librit të bardhë, Kina synon të ndihmojë vendet në zhvillim të rrisin aftësinë e tyre për zhvillim të pavarur dhe ka rritur ndihmën e shënjeshtruar për këtë qëllim me anë të zhvillimit të burimeve njerëzore dhe bashkëpunimit teknik.

      Kina i ka ndihmuar ekonomitë e tjera në zhvillim të përmirësojnë aftësitë e tyre në qeverisje, planifikimin dhe zhvillimin ekonomik, si dhe në trajnimin e profesionistëve teknikë dhe personelit të aftë në qeverisje, thuhet në librin e bardhë “Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin i Kinës në epokën e re”.(Artan)

      Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
      Share
      Facebook
      Twitter
      Pinterest
      WhatsApp
        spot_img
        Previous article
        Moti i keq/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes!
        Next article
        Çarja e tokës ndan në dysh banesën në Lezhë, shpërngulet familja: Nuk rikthehemi më
        RELATED ARTICLES
        Bota

        “Washington Post”: Mojtaba Khamenei, i plagosur dhe në izolim! Garda Revolucionare ka në kontroll vendin

        23 Mars, 2026
        Bota

        Të burgosur bashkë me gruan për spiunazh në një nga burgjet famëkeqe të Iranit, britaniku thirrje Starmer: Na lironi, jetët tona në rrezik!

        23 Mars, 2026
        Bota

        VIDEO/Irani falënderon publikisht kryeministrin spanjoll, vendos fotot e tij në raketat që lëshon kundër Izraelit

        23 Mars, 2026
        - Advertisment -spot_img
        - Advertisment -spot_img

        Most Popular

        “Washington Post”: Mojtaba Khamenei, i plagosur dhe në izolim! Garda Revolucionare ka në kontroll vendin

        23 Mars, 2026

        Të burgosur bashkë me gruan për spiunazh në një nga burgjet famëkeqe të Iranit, britaniku thirrje Starmer: Na lironi, jetët tona në rrezik!

        23 Mars, 2026

        Nafta 220 lekë litri në vendin tonë, ironizon gazetari: Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi është më lirë, pasi këto vende s’kanë...

        23 Mars, 2026

        VIDEO/Irani falënderon publikisht kryeministrin spanjoll, vendos fotot e tij në raketat që lëshon kundër Izraelit

        23 Mars, 2026
        Load more
        Logo

        ABOUT US

        Ne, një grup gazetarësh me shumë përvojë, në sektorin e medias së shkruar, kemi vendosur që të kontribuojmë në një dritare tonën, ku kufijtë na i vendos vetëm etika e profesionit dhe jo interesat e padronit, është një nismë idealiste. startnews.al, pa censurë, pa imponim, por me ambicien kerkon të shndërrohet në një dritare besnike për ndjekës që duan një gazetari të angazhuar, por të pavarur nga agjendat private të grupeve, trusteve e partive, nisma jonë ka zënë fill me idealizëm dhe garantojmë se do të vijojë e tillë, me shpresë se besnikëria e lexuesve do na shpërblejë.

        Kontakto: [email protected]

        Qëndro lidhur

        Facebook
        Instagram
        Twitter
        Youtube

        © 2024 startnews.news. All Rights Reserved.