HomeKronikePara se të dilte në gjyq, vret veten i arrestuari

Para se të dilte në gjyq, vret veten i arrestuari

spot_img

Një i arrestuar që ishte lënë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ mësohet se i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për një 40-vjeçar nga fshati Bënç i Tepelenës.

Burime bëjnë me dije se T. Dura ka punuar si taksixhi, ndërsa ishte vënë në pranga disa kohë më parë nën akuzën e trafikut të klandestinëve.

Ai ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë, dhe ka pasur sot ditën e gjyqit. Por nga frika dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me automatik.

Jo më larg se mëngjesin e sotëm, një tjetër vetëvrasje ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Gjergj Selimi u vetëvar, kur i kishin mbetur edhe dy vite vuajtje dënimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular