HomeAktualitetNga sot Shqipëria mbyllet në 8 të darkës, rregullat që duhet të...

Nga sot Shqipëria mbyllet në 8 të darkës, rregullat që duhet të dini dhe si do veprohet për urgjencat shëndetësore

spot_img

Duke filluar nga sot deri më 25 shkurt, Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00 të mbrëmjes dhe asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë jashtë deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Përjashtim nga kyr rast bëjnë daljet për arsye pune dhe emergjencat shëndetësore.

“Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.“, thuhet në vendimin e marrë nga Komiteti Teknik.

Një tjetër masë e ashpër, e marrë pas shpërthimit të rasteve me COVID në Shqipëri është edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 20:00-06:00. Përjashtim nga vendimi bëjnë shërbimet delivery.

“Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.”, thuhet në vendimin e marrë nga Komiteti Teknik.

Një tjetër masë që ka hyrë në fuqi sot është mbyllja e gjimanzeve në 10 qytete dhe kalimi i mësimit online për dy javë.

“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.”

Policia ka bërë me dije se sot nuk do të ketë më këshillime nga grupet e inspektorëve në terren, por do të nisin gjobat për të gjitha institucionet e bizneset që nuk zbatojnë protokollet anti-COVID.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular