HomeAktualitet“E shtrova gruan për veshka dhe mori Covid”, bashkëshorti bën akuzat e...

“E shtrova gruan për veshka dhe mori Covid”, bashkëshorti bën akuzat e forta: Ka racizëm, plus higjiena është zero

Advertismentspot_img

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” një qytetar, Arjan Kruja, ka denoncuar një rast që i ka ndodhur në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Bashkëshortja e tij ka qenë e shtruar për të marrë trajtim mjekësor, pasi ishte e sëmurë me ulçer në stomak, por mjekët në dhomën e saj kanë sjellë 3 persona të infektuar me Covid.

E si pasojë edhe Flora është infektuar me Covid. Kruja ka rrëfyer të gjitha vështirësitë që ka kaluar gjatë kohës që bashkëshortja e tij ka qenë e shtruar në spital.

Madje ai shprehet se ka patur edhe diskriminim për shkak se ai i përket komunitetit rom.

“Më thanë se është me veshka, ka qëndruar në spital gati një muaj. Në spital harronin që të hiqnin serumin. E bëra problem.

Erdhi shefja e pavionit dhe më tha se ka hepatitin C, e pyeta si mund të kurohet dhe sa kushton. E më thanë se kushton shumë. Nga fillimi i marsit më thanë se do të vinte ilaçi i gruas. Do vdiste ndonjëri, që të merrte gruaja ime ilaçin. Filluan të kenë sërish dyshime, jo ka këtë e jo atë. Filluan që t’i jepnin gjak. Nuk e kanë trajtuar, zero, zero, zero”, tha Kruja.

Sipas tij, ai ka pasur shumë video në telefon por që i ka fshirë pasi i kanë bërë shumë presion. Kruja tha se një mjek i ka bërë shumë presion, madje i ka thënë se është faji i tij për çdo gjë.

“Mua më bënë presion, fike kamerën se ta fus celularin kokës. Unë po e filmoja, se ishin në gjumë. Nuk vinte askush. Erdhi një paciente tjetër e cila erdhi me ethe, me shenjat e Covid dhe e lanë te dhoma e gruas.  E më pas edhe gruaja doli me koronavirus. U revoltova, se Covid te mushkëritë shkon. Dy herë ka dalë pozitive, por asnjëherë nuk më dhanë letrat ku ta shikoja se ishte e vërtetë”, tha ai.

Një tjetër shqetësim që ngre qytetari është ne lidhje me mungesën e higjienës ne ambientet e QSUT-se ku thotë se infermieret me duart qe ndërronin paciente te tjerë i vendosnin serumin bashkëshortes se tij. Ai i bën thirrje qeverise te marre masa te menjëhershme ne lidhje me ketë situate ku sipas tij neglizhenca dhe diskriminimi i mjekeve është i larte.

“Banjat nuk lahen, i kam parë gjithë gjak, higjiena është zero, më e mirë e mbaj në barakën time bashkëshorten”, përfundoi Kruja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular