HomeOP EDNjë polic për çdo qytetar apo çdo qytetar polic? Kjo është çështja…

Një polic për çdo qytetar apo çdo qytetar polic? Kjo është çështja…

spot_img

Nga Ornela Shehi

Pas javësh me Covidin mik të paftuar në shtëpi, një gjë kuptova më shumë se kurrë. Të gjithë kemi rolin tonë në këtë betejë. Që prej momentit të parë të pandemisë, kam qenë shumë vigjilente dhe madje shpesh herë jam kritikuar për propagandën e tepërt në rrjetet sociale për mbajtjen e maskave dhe respektimin e masave. Megjithatë edhe unë gabova dhe humba vigjilencën një moment për sa kohë virusin në shtëpi e solla unë dhe jo mamaja ime që punon në QSUT dhe ka më shumë ekspozim ndaj virusit. Ironike e di, dhe se keni idenë sa herë e kam dëgjuar këto kohë fjalinë: “Epo të mos infektohet mami e ta çosh ti peshqesh në shtëpi, cudi e madhe”!. Jo, jo, nuk është çudi, pasi mamaja ime dhe kolegët e saj mbajtjen e maskes e kanë si uji që pimë, domosdoshmeri dhe jo thjesht frikë nga gjoba.

Teksa tani jam negativizuar dhe e lirë ti rikthehem normalitetit, ndjej një stepje të brendshme. Po sikur mos kem krijuar antitrupa? Po sikur të riinfektohem? Po sikur unë mos infektohem por të infektoj të tjerët? Çdo ditë njihemi me teori e gjetje të reja për sjelljen e këtij virusi dhe asgjë nuk të jep sigurinë të thuash “JA HODHA”…. Thënë kjo, unë vendosa të jem polic i vetes time dhe njerëzve që më rrethojnë. Edhe ti që po lexon këto rreshta mund të vendosësh figurativisht kapelen e policit sot dhe të mbash maskën jo se gjobitesh ne rast te kundert, por se maska kushton më pak se jeta jote dhe e të afërmve të tu….
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular