Mjeku i njohur Pëllumb Pipero pasi ka mposhtur koronavirusin është shfaqur në studion e Top Channel, ku tregoi edhe detaje nga betaja që pati me koronavirusin.
Pipero u shpreh se u infektua 10 ditë pasi mori vaksinën, ndërsa tregoi se pati ankth dhe pagjumës
“Unë duhet të jem infektuar 10 ditë pasi mora vaksinën. Ditën që rezultova pozitiv bërë një serologji dhe kisha antitrupa, kisha një nivel të ulët. U infektova pasi doza e parë e vaksinës nuk të mbron plotësisht nga infektimi. Është rast i rrallë të infektohesh kur krijon antitrupa. Ka më shumë se 7-8 që kam dalë negativ dhe tani jam mirë.
Kam patur ankth dhe pagjumësi, ishte një betejë. Tani jam edhe më i qetë edhe më i sigurtë. Eksperienca personale është një aset i vyer. Të gjithë biem dakord se përgjigjja ndaj COVID është tërësisht individuale. Asnjë pacient nuk i ngjan tjetërit”, tha Pipero.
Gazetarja: Kishe frikë nga vdekja?
Pipero: Jo frikë nga vdekja, por pagjumësi. Edhe ishte kjo pyetja po sikur, po sikur…./