Nga Bujar Leskaj
I impresionuar nga takimet sot me themelues e kontribuues të Partisë Demokratike në Selenicë, si edhe nga premtimi i tyre për të mbështetur fuqishëm si gjithmonë PD në zgjedhje.
Bashkëbisedova me miqtë demokratë të Selenicës, e cila sot është e braktisur nga keqqeverisja 8 vjeçare e Ramës, mungesa e investimeve, infrastruktura e keqe, braktisja masive e të rinjve të saj.
U angazhova përpara tyre, se qeveria e Lulzim Bashës do të rikthejë vëmendjen për Selenicën, nëpërmjet projekteve për infrastrukturën, programeve për bujqësinë, Gjithashtu Partia Demokratike ka projekte reale për të rinjtë e kësaj zone, për aktivizimin dhe motivimin e tyre për t’u rikthyer e për të ndërtuar jetën e tyre këtu.
I nderuar nga pjesëmarrja e themeluesve dhe kontribuesve Caush Banushi, Gjolekë Runaj, Bujar Veizi, Izet Dalipi, Aleks Sherifaj, Faslli Borakaj, Artur Hysa, Luan Grabovaj, Jemin Xhelaj, Flamur Çelaj, Agim Xhelaj, Lorenc Keqja dhe miqve të tjerë, me të cilët bashkëbiseduam e shkëmbyem mendime me vlerë.
Shqipëria na thërret, na kërkon të jemi qytetarë aktivë dhe jo spektatorë.
Vota nuk është vetëm e drejta jonë kushtetuese, është fuqia jonë!







