Kryeministri Tailandez, Prayuth Chan-ocha, befasoi gazetarët në një konferencë shtypi, kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e tyre.
Kur u pyet për një riorganizim të kabinetit, ai mori një shishe dezinfektanti dhe filloi të spërkaste gazetarët.
Gjenerali i ushtrisë në pension ka qenë në pushtet që nga një grusht shteti ushtarak në 2014 dhe është komentuar jo pak për një seri veprimesh të diskutueshme ndaj gazetarëve.
Në të kaluarën a u kap në kamera duke goditur një reporter në kokë dhe duke i tërhequr veshin.