Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vend.
Raportohet se tërmeti ka rënë në vendin fqinj Greqi, me magnitudë 5.3 të shkallës rihter, por lëkundjet janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë, në zonën e Bilishtit.
Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme janë regjistruar në Bilisht dy lëkundje me magnitudë 3.9 dhe 3.6 të shkallës rihter.