HomeAktualitetPërparim Tela i vrau nënën Zhanetën dhe tezen para syve, Anxhelo mbetet...

Përparim Tela i vrau nënën Zhanetën dhe tezen para syve, Anxhelo mbetet në mes të katër rrugëve

spot_img

Më 31 dhjetor të vitit që lamë pas, Tirana u trondit nga një krim i rëndë në familje. Motrat Zhaneta dhe Kristina Metani, të cilat jetonin ne zonën e Astirit në Tiranë, u vranë nga Përparim Tela.

Ngjarja e rëndë ndodhi përpara syve të djalit të mitur të Zhanetës, Anxhelos. Sot pas tre muajsh, Adriana dëshiron të marrë kujdestarinë e nipit, Anxhelos. Djali dëshiron të shkojë në Greqi me tezen e tij, por gjykata nuk e lejon. Anxhelo sot ka mbetur në mes të katër rrugëve.

Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”, psikologia Lenida Halilaj deklaroi se zvarritja e çështjes mund ta rëndojë edhe më tepër gjendjen psikologjike të djalit jetim.

“Patjetër që do na rëndonte situatën një zvarritjen e kësaj ngjarje. Duhet të ketë një punonjës social ose një psikolog që t’i qëndrojë afër.

Zvarritja do t’i shtojë ndjenjën e konfuzionit djalit. Pse jo, mund të agravohet edhe më tepër. Shkëputja nga vendi mund të jetë zgjidhja më e mirë”, u shpreh psikologia.

Avokati i çështjes, Kujtim Cakrani thotë është paraqitur kërkesa që tezja të marrë kujdestarinë dhe ta marrë djalin në Greqi, por asnjë institucion nuk ka vepruar. “Nuk ka pasur asnjë ndjeshmërinë ligjore, madje as ndihmë psikologjike nuk ka marrë. Zhaneta është divorcuar nga babai i Anxhelos në vitin 2009 dhe nuk është marrë parasysh djali, që atëherë ishte 3 vjeç, që do të thotë se babai i tij nuk e njohu djalin, nuk figuron fare ligjërisht si prind i tij”, tregon ai për “Shqipëria Live”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular