Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik mesditën e së shtunës në jugperëndim të Anglisë, ku dhjetëra banorë të qyteteve Devon, Somerset dhe Dorset dolën nga shtëpitë e tyre të alarmuar.
Autoritetet nisën menjëherë hetimet dhe zbuluan se shpërthimi u shkaktua nga një meteor që u përplas me tokën në zonë.
Trupi qiellor u filmua dhe nga disa kamera sigurie dhe më pas u konfirmua dhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila siguroi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë stërvitje ushtarake në zonë.