HomeKryesoreBizneset e vogla në vështirësi në Kukës, Flamur Hoxha: Qeveria Basha do...

Bizneset e vogla në vështirësi në Kukës, Flamur Hoxha: Qeveria Basha do ta ndryshojë gjendjen. Ulje taksash, më shumë para e vende pune për njerëzit

spot_imgspot_img

Në Kukës, bizneset e vogla po vuajnë keqqeverisjen e Edi Ramës përmes rritjes së taksave, faturave dhe gjobave. Këto shqetësime ia ngriti drejtuesit politik të qarkut Kukës, Flamur Hoxha, pronarja e një parukerie. Edlira thotë se të ardhurat janë të pakta, taksat të shtuara dhe presioni me furgonë policie gati i përditshëm. Ajo tregoi se edhe energjia mbifaturohet, ndërsa qeveria është inekzistent për t’u dhënë ndihmë në këtë krizë që e ka thelluar akoma më shumë pandemia.

Në qarkun e Kukësit ka shumë biznese si ky i Edlirës, të cilët përfaqësuesi i PD i siguroi se pas 25 prillit situata ka për të ndryshuar. “Gratë sipërmarrëse do të kenë kujdesin e qeverisë”, – tha zoti Hoxha. Ai përmendi vendosjen e vetëm 1 takse për biznesin e vogël, 0.5%, pa asnjë taksë tjetër lokale, uljen e taksave në 9 për qind, uljen e sigurimeve shoqërore, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lehtësi të tjera që nxisin biznesin. “Përmes masave të qeverisë Basha, ne synojmë që në xhepat tuaj të mbeten më shumë para dhe të krijohen vende të reja pune”, – tha zoti Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular