HomeKryesorePër çfarë shkon Rama me urgjencë në Turqi një ditë para çeljes...

Për çfarë shkon Rama me urgjencë në Turqi një ditë para çeljes së fushatës?!

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama është nisur drejt Turqisë. Mësohet se në fokus të kësaj vizite të papritur do të jenë një sërë takimesh zyrtare për sigurimin e vaksinës kineze.

Më herët kreu i qeverisë bëri me dije me anë të rrjeteve sociale se marrëveshja për vaksinat pritet të realizohet po sot.

Shqipëria do të furnizohet dhe me vaksinën kineze Coronavac, ose e njohur ndryshe dhe si Sinovac, emri i kompanisë që e ka prodhuar.

Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt të posaçm Normativ, i publikuar të martën në Fletoren Zyrtare, ku bëhet e ditur marrëveshja e arritur me “distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.?., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular