Syao Zen Sie, 75-vjeçe që u godit nga një burrë në San Francisco, ku më pas iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë – nuk do t’i mbajë afro një milion dollarë që janë dhuruar për shpenzimet e saj për mjekim
Nipi i saj thotë se Sie insiston që paratë të jepen donacion për “luftimin e racizmit kundër komunitetit aziatiko-amerikan”.
“Po insiston që të merret ky vendim, duke këmbëngulur se duhet menduar edhe për të tjerët”, ka shkruar John Chen .
Sie u sulmua gjatë javës së kaluar në San Francisco, pikërisht në ditën kur gjashtë femra me prejardhje nga Azia u vranë gjatë të shtënave me armë në disa qendra masazhi në Atlanta – që po cilësohet si incidenti më i rëndë në këtë vend.
Sie me prejardhje nga Kina, ishte duke pritur për ta kaluar rrugën në vijat të bardha, kur në mënyrë plotësisht të befasishme u godit me grusht në fytyrë nga një burrë.
Policia në San Fracisco ka bërë të ditur se i dyshuari Steven Jenkins, goditi gruan disa minuta pasi kishte sulmuar një 83-vjeçar me prejardhje nga Azia.
Ajo i ishte kundërpërgjigjur atij duke e bërë për spital me një shkop që e kishte në dorë. Madje policia u detyrua të ndërhyrë për ta qetësuar situatën.