Debat i ditës së djeshme mes konkurrentit Kristian dhe opinionistit Arjan Konomi është zhvendosur edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, Kristiani i është kthyer keq Arjanit nëpërmjet një postimi në InstaStory.
“Nuk e di fiks se çfarë mund të të ngacmoj kur më shikon. Mbase edhe të ngacmoj diçka që ti e urren në veten tënde apo thjesht një mllef apo antipasti për mua që të buron nga zilia.

Pavarësisht të gjithave unë për ty nuk kam zemër të inatosem, por vetëm të të ndihmoj.
Dhe është gabim të të respektoj por nga mosha sepse dhe delirantët plaken”, ka shkruar ndër të tjera Kristiani drejtuar Arjanit.