HomeKryesoreFlutura Açka: Pse raporti me Berishën e ka ndihmuar Lulzim Berishën në...

Flutura Açka: Pse raporti me Berishën e ka ndihmuar Lulzim Berishën në krye të opozitës

spot_imgspot_img

Shkrimtarja dhe kandidatja për deputete nën logon e Partisë Demokratike në Elbasan, Flutura Açka, ka shpjeguar se përse tha se  mes Berishës dhe Bashës, së brendshmi e ka ndihmuar këtë të fundit. E ftuar në emisionin “Opinion” ku u diskutua për librin e Bashës “Misioni im”, Açka ajo argumentoi se kjo është një lidhje në kontuinitet normal.

“Së jashtmi raporti Berisha- Basha i ka prishur punë, sepse i kanë mbajtur ison “fajin e ka Saliu”, së brendshmi, jo. Është në kontuinitet, është një lidhje normale, një kontuinitet normal. Së brendshmi e ka ndihmuar, e ka forcuar Bashën brenda partisë, së jashtmi e ka penguar sepse i gjithë ky kori i madh “fajin e ka Saliu”, ka 8 vjet që e duron”, u shpreh Açka.

Ndërkohë në librin e tij, vetë Lulzim Basha e ka përshkruar kështu këtë raport:

Së pari, lidershipi im në krye të Partisë Demokratike erdhi pas gati 25 vitesh drejtimi dhe dominimi nga lideri i saj historik Sali Berisha, i cili nga vetë kushtet historike kishte një peshë shumë të madhe në jetën politike dhe në gjirin e Partisë Demokratike.

Krijimi i profilit tim mbas këtij lidershipi nuk ishte diçka e lehtë. Tentacionet dhe keqkuptimet rreth kësaj gjëje janë të pafundme dhe kur i dëgjoj më bëjnë të qesh. Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”.

Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo në formimin tim dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të “vrasim babain”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular