Policia ka publikuar sot pamjet nga momenti i arrestimit të Ardian Çopjas (Çapjas). Ndërkohë raportohet se në banesën e Ardian Çapjas, 53 vjeç, i cili u arrestuar një ditë më parë në Elbasan, është kapur edhe një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Gjatë operacionit “Krasta 2021” është arrestuar edhe Ardi Çekani, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.