HomeKryesoreHelidon Bushati, sportistëve në Shkodër: Me PD jeni në qendër të vëmendjes,...

Helidon Bushati, sportistëve në Shkodër: Me PD jeni në qendër të vëmendjes, pas 25 prillit, paketë stimuluese

Advertismentspot_img

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me sportistët në qytetin veriperëndimor për të dëgjuar problematikat e tyre. Bushati dëgjoi se sportistët për vitet që kanë punuar e kontribuar nuk kanë sigurime shoqërore e shëndetësore. Ai ka siguruar sportistët se me PD do të jenë në qendër të vëmendjes dhe qeveria e ardhshme do u zgjidhë problemet.

Pjesë e takimit ishte dhe koordinatori i PD për sportet, Andi Lila i cili siguroi sportistët shkodranë se ka diskutuar me Lulzim Bashën dhe Shkodra është një qytet që meriton vëmendje të veçantë në këtë fushë.

BASHKËBISEDIMI I PLOTË

Sportisti1: Unë mendoj që duhet të ketë edhe pensione të vecanta, duhet të kenë edhe vitet sportive në librezën e punës, sic e kanë gjithë Europa. Vetëm ne kena pas një status që ke mbaru sportin dhe ke dal në rrugë të madhe.

Andi Lila: Ky shtet lavdërohet gjithmonë sepse unë jam në takime dhe thuhet janë bërë tre stadiume, një në Shkodër, një në Tiranë dhe një në Elbasan por ama kjo qeveri i ka pas stadiumet në Kavajë, në Krujë, në Përmet , në Këlcyrë, i ka pas stadiumet tani kullosi  delet e kuajt. Prandaj infrastruktura është detyrim.

Sportisti 2: Kena 15 vite që është hap këtu Edukimi fizik dhe sportet, ne kemi kry 4 vite shkollë bachelor dhe 1 vit master profesional që kemi dal mësuesa për shkollë të mesme. Teknikisht ne nuk na lejohet në tan Shqipërinë që në një portal, që duhet me dhan në Tiranë një provim për licensë, 100 mijë lekë plus. Për një orë dmth 60 minuta, 4 vite të shkollës pytesh për me marr 56 pikë, nqs për 1 orë ti nuk merr 56 pikë ajo shkollë digjet.

Helidon Bushati: Ai quhet profesion i rregullum, është si farmacisti, si stomatologu, mjeku, juristi, noteri dmth ti ban juridik dhe duhet me ba padyshim një test për me marr licensen e avokatit. Duhet me hi me ba prap shkollë dhe prap praktikë për me marr licensen e noterit . Meku ban 6vjet mjekësi dhe ka me ba një test për me marr licensën e mjekut, ndrysh nuk e ushtron dot aktivitetin. është ligji, a ka vend për rregullime? Padyshim që mund të ketë vend për rregullime, për me lehtësu nga ana burokratike dis aprej profesioneve. Marr angazhim që me ken zani jo vetëm i joti, por zani juaj dhe veshi që merr problematikat dhe zani që transmeton këto probleme.

Sportisti 3: Këtu prekim edhe dy probleme, problemin e sportit dhe të edukimit dhe arsimimit në Shqipëri. Nqs partia demokratike me ardhjen në pushtet mbas dt 25 prill, përvec problemeve ekstremisht të mëdha të cilat ka lënë kjo katrahura e 8 viteve, nuk do ta shohin me shumë kujdes ligjin e arsimit të lart dhe këtu futena në lojë ne dhe ju që jeni sportista do të jetë një katastrofë e dyte. Ai portali skifoz i cili është vendos prej 8 vjitesh, është seleksionimi politik i njerëzvë, nuk është seleksionimi profesional i njerëzve. Rishikimi i ligjit të arsimit të lartë duhet të jetë imediate. Akoma shteti shqiptar kujton se kisha e madhe është pallat sportit, se na ka lan me një hangar që nuk është pallat sportit, nuk ka parametra.

Helidon Bushati: Ligji i arsimit të lartë është marrë angazhim nga  kryetari Basha, do të shfuqizohet kjo është fraza. Do të shfuqizohet ligji i arsimit të lartë , është thënë nga Basha në cdo dalje  televizive.

Andi Lila: Zotohem këtu para të gjithëve dhe do ta them këtë fjali gjithëandej , sporti nuk është për politikë, nuk është për premtime elektorale. Sporti do ndryshim, por ama  nqs sporti do të vazhdoj me këto ritme do të kthehet në boomerang. Unë këtë kam diskutu edhe me kryetarin .

Helidon Bushati: Partia demokratike ka organizuar takime me sportistët, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe të kemi një paketë stimuluese për sportin të cilën ta implementojmë pas 25 prillit me qeverisjen e partisë demokratike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular