HomeAktualitetSituata COVID në Shqipëri, bie numri i infektimeve dhe viktimave, prilli nis...

Situata COVID në Shqipëri, bie numri i infektimeve dhe viktimave, prilli nis me shifrat më të ulëta

Advertismentspot_img

Në Shqipëri po shënohet një ulje e ndjeshme e përhapjes së infektimeve me Sars Cov-2 në popullatë. Të dhënat zyrtare të javës së fundit, 28 mars-3 prill 2021, dëshmojnë se shkalla e pozitivitetit ka rënë në nivelin më të ulët 13%, ose 3188 të infektuar më pak krahasuar me periudhën 1 deri në 7 mars, ku shkalla e pozitivitetit llogaritej ne 25.7%.

Rënia e numrit të infektimeve me rreth 50% ka çuar në uljen e shtrimeve në 7 spitalet COVID, 4 në Tiranë dhe 3 rajonalë, ku sot numërohen 263 të shtruar nga 656 të regjistruar në datën 23 shkurt, që shënoi edhe pikun e pandemisë në vend. E përkthyer në përqindje, rënia e shtrimeve në 5 javë llogaritet në 69%.

Uljen më të ndjeshme të shtrimeve e ka spitali COVID-4, që numëron 7 pacientë, pasuar nga spitalet rajonale me rreth 30 të shtruar. Ndërkohë, Sanatoriumi po trajton rreth 70 pacientë, me një mesatare ditore 13 shtrime, pasuar nga spitalet COVID-1 dhe COVID-3, që numërojnë së bashku rreth 80 të shtruar dhe 3 deri në 5 shtrime në ditë, dhe kjo pas transferimit të urgjencave të Tiranës në spitalin COVID-2.

Të dhënat zyrtare, si dhe burime nga brenda spitaleve COVID, dëshmojnë qartazi rënien me deri në tre herë të shtrimeve dhe urgjencave, çka reflektohet në rënien e vdekshmërisë nga virusi vrasës. Më konkretisht, në periudhën 1 deri në 7 mars numëroheshin 143 vdekje, ndërsa për të njëjtën periudhë 28 mars-3 prill vdekshmëria është reduktuar 52 jetë të humbura, ose 91 jetë të humbura më pak.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular