Tashmë është zyrtare. Në 25 Prill shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre në një fletë votimi me numra dhe jo me emra.
Edhe pse u fol për një reformë të madhe “të listave të hapura”, qytetarëve do u duhet ta mësojnë mirë numrin e kandidatit të preferuar, pasi në fletën e votimit nuk do u shfaqet me emra.
Në çdo qendër votimi, në mure do të afishohen postera të mëdhenj si edhe fletë palosje me qëllim informimin e çdo qytetari për numrin që i korrespondon çdo kandidati.
Edhe partia Bindja demokratike ka ndryshuar logon, pas ankimimit të PD se e kishte të ngjashme me të sajën dhe se sillte konfuzion tek votuesi.
Ja se si duket fleta e votimit në çdo qark.