HomeKryesoreVeliaj, vendime të pastra politike në mes të fushatës, KQZ "fle gjumë"

Veliaj, vendime të pastra politike në mes të fushatës, KQZ “fle gjumë”

spot_img

Edhe pse ndodhemi në mes të fushatës elektorale dhe me ligj vendimet që ndikojnë në votë nuk lejohen, kjo gjë nuk e ka ndaluar kryebashkiakun e Tiranës që të dalë dje dhe të propozojë faljen e taksave për biznesin e vogël për 6 muaj, prill-shtator 2021.

Vendime te tilla janë të ndaluar me Kod Zgjedhor dhe KQZ-ja duhet që të ndërmarrë veprime ligjore ndaj kryebashkiakut të Tiranë, i cili në mënyrë të hapur thyen kodin.

‘Bashkia Tiranë në vazhdimësi të ndihmesës së ofruar sektorit të njësive të shërbimit dhe më specifikisht biznesit të vogël, si pjesa më e prekur, propozon përjashtimin nga pagesa e detyrimit të tarifës së zënies së hapësirës publike për biznesin e vogël për 6 muaj për periudhën prill 2021 – shtator 2021’, citohet në projektvendimin e dërguar për miratim elektronik në Këshillin Bashkiak te Tiranes, qe eshte ne kundershtim me Kodin Zgjedhor.

Sipas tyre, ky vendim është iniciuar pas kërkesave të shumta nga Shoqata Shqiptare e Bareve, Restoranteve dhe Klubeve të Natës për faljen e detyrimeve të taksave dhe tarifave për vitin 2021, si pasojë e vazhdimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe faktin që këto lloj aktivitetesh vazhdojnë të kenë kufizime në zhvillimin e aktivitetit në ambiente të mbyllura, pas masave të marra nga qeveria me qëllim minimizimin e pasojave të ardhura nga infeksioni COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular