HomeKryesoreGenti që tejkalon edhe politikanin Strazimiri, është njeri nga ne!

Genti që tejkalon edhe politikanin Strazimiri, është njeri nga ne!

spot_img

Nga Ted Kopliku

Ne Shqiperi te flasesh per nje politikan zakonisht ose behet per servilizem, ose per interes. Ngaqe e kane qelbur kaq shume keto 30 vite kemi harruar qe ne Parlament ka edhe nga ata burra e gra qe perfaqesojne vlerat me te larta qytetare. Nje prej tyre eshte edhe Gent Strazimiri. Nuk u mendova dy here per te shkruar nisur nga arsyeja e lartepermendur, por sepse cfardo qe te shkruaj, nuk i them te gjitha dhe bie ne relativizim.
Kam ndjekur besoj cdo fjalim te tijin apo debat qe nga 2009, sepse ndryshe nga shumica derrmuese e aktoreve politike e mediatike ne Shqiperi, nuk ka, ne asnje rresht, fjali sa per te mbushur boshllekun, te tipit “mesazhe qe duhen percjellur” apo “komente qe duhen bere”. Cdo fjale ne diskurset e tij ka shpirt dhe nga to buron nje ndjeshmeri e forte per liri dhe drejtesi. Pervec kesaj, me shume se askush perseri, kam vene re qe kur flet ne Parlament “shikon ne sy” qytetaret dhe kete ide te krijuar ma ka perforcuar edhe me shume nje nga miqte qe punonte lart tek teknika. Eshte njeri nga ne!
Oratoria brilante nuk eshte asgje nese nuk vihet ne sherbim te kauzave te drejta. Ne pushtet kur ishte, ne drejtim te Ministrise se Brendshme ka bere lufte pa kompromis me ata qe kerkonin ti benin karshillek shtetit e qe nga 2013 me ata qe kane kapur peng kete te fundit. Pra ka marre persiper koston dhe rrezikun per dicka qe beson. Nje nga deputetet me te rendesishem per reformen ne drejtesi dhe per ligjin e dekriminalizimit, ka treguar ne rrugetimin e tij qe eshte i pakompromis. Kjo e ka bere “hale ne syte” e te te gjithe krimineleve, qe kryesisht edhe fale tij, jane jashte Parlamentit. Ajo qe dje quhej dhune verbale e tija eshte kryefjala e ambasadores amerikane sot.
Strazimiri nuk eshte nga politikanet star-mediatik sepse ne Shqiperine e semure moralisht dhe me nje indiference te theksuar qytetare, te luftosh per ideale ben me shume armiq se miq ne rastin me te mire dhe bie ne harrese ne me te keqin. Kjo eshte nje tjeter arsye per t’ju bere krah me 25 Prill, kur prezenca e tij varet nga vota e qytetareve, sepse eshte deputeti i tyre dhe jo i oligarkeve, perfshi atyre mediatik.
Ne 2017 studioja ne Tirane dhe kam pasur fatin te jem pjese e fushates se tij. Kam njohur personin e Gentit qe i tejkalon ate qe premton politikani Strazimiri. Hallet e njerezve nuk ishin nje pune me pak per takimet e neserme, por nje hall me shume mbi supe. Them me bindje te plote eshte modeli im ne politike dhe nese nje dite jam pjese e saj do ishte referenca absolute.
Dimensionet e ketij atdhetari, qendrestari e demokrati te bindur i nevojiten me shume se kurre Parlamentit Shqiptar. Une s’kam te drejte vote ne Tirane por shpresoj qe shkodrane, dibrane, tiranas e cdo shqiptar qe ndan keto vlera do votoje per Gentin. Eshte njeri nga ne!
#Voto9 #votoPD
#gent_strazimiri_19

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular