Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi, 54 vjeçe, ka humbur jetën nga ndërlikimet e COVID-19. Lajmin e trishtë për humbjen e saj e kanë dhënë kolegët, me të cilët ajo ka punuar prej vitesh. Me 21 vite përvojë gazetari, Anila Dushi ushtronte edhe profesionin e arsimtares.
Një prej tyre, Ardi Hoti, njoftoi sot se “Covid na mori një nga gazetaret, që përveçse një kolege e mike e mirë, u kthye në një “nënë” të dytë me këshillat që i jepte çdo kolegu gazetar . Pothuajse i gjithë brezi i ri i gazetarëve në Shkodër u rrit në kompjuterin tënd, – shkruan Hoti. – Në atë kompjuter gjenden fotot e gazetarëve që kur ishin “fëmijë” e derisa u bënë me fëmijë. E vështirë për këdo t’i thotë lamtumirë Anila Dushit”.
Një tjetër zonjë nga Shkodra shkroi: “Lamtumire mikja jone e nderuar dhe e respektuar ne gjithe Shkodren Gazetarja dhe mesuesja e talentuar Anila Dushi. Ishe nje nga ikonat e grave te respektuara te Shkodres ne aktivitetet tona te Levizjes “Grate frymojne vlera” dhe e gatshme per te dhene kontributin tend.”
Anila Dushi u largua nga jeta, por jo pa lënë dhe në momentet e fundit të jetës një paralajmërim për të gjithë ndjekësit e saj, një paralajmërim që merr forcë nga pena e saj si gazetare dhe e vërteta që ka përcjellë ndër vite.
Ajo shkroi nga shtrati ku vuante prej COVID-19: “Kam besuar që në fillim se Covid-19 është një luftë botërore, kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr” – ka theksuar ajo në mesazhin e fundit në Fb në 4 prill 2021.
Gazetarja Anila Dusha është e njohur për artikujt e shumtë në BIRN, rrjetin investigative të gazetarëve, ku ka ngritur problemet e mëdha të qytetarëve të Shkodrës.
Një nga artikujt e fundit në këtë rrjet të Anila Dushit ishte në mbështetje të grave të dhunuara. “Mekanizmi I çalë I mbrojtjes I lë në baltë gratë e dhunuara”, shkruante gazetarja e ndjerë më 29 mars 2021, në një nga artikutj e fundit para se t’I merrte jetën sëmundja.
Pak më herët, Anila Dushi iu bë krah punëtorëve të aksidentuar, që nuk mbështeteshin nga shteti. “Kodi i heshtjes: Punëtorët e aksidentuar në mëshirë të punëdhënësve”- shkroi ajo më 18 shkurt 2021.
Por le të mos lëmë pa përmendur problemin e madh të ëprmbytjeve në Shkodër, për të cilat Anila Dushi më 11 shkurt botoi më 1 shkurt për Obotin dhe emergjencat mjekësore që detyroheshin të përdornin varkat.
Anila Dushi la gjurmë në qytetarin e saj dhe kontribut të nderuar në gazetari. Edhe ata që nuk e njohën personalisht, kanë pasur mundësinë dhe e kanë të njohin vlerat e saj si qytetare, si intelektuale në shërbim të vendit të saj dhe të njerëzve.