HomeKryesore“Skandaloze, e papranueshme dhe e poshtër”- Presidenti Meta flet mbi nxjerrjen e...

“Skandaloze, e papranueshme dhe e poshtër”- Presidenti Meta flet mbi nxjerrjen e të dhënave nga E Albania, ja thirrja për SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë

spot_imgspot_img

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot nga Pogradeci, lidhur me skandalin e publikuar një ditë në media, ku pretendohet se janë nxjerrë të dhëna personale të qytetarëve nga portali eAlbania, me qëllime elektorale.

Kreu i shtetit iu drejtua SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë që të hetojnë me shpejtësi ngjarjen, të cilën e konsideron një shkelje të papranueshme dhe të poshtër.

“Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e Presidentit të Republikës drejtuar SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit skandaloze, atë të keqpërdorimit dhe vjedhjes nga ana e PS, në çdo lloj forme që kjo ka ndodhur, të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të qytetarëve në dispozicion të një force politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin, dhe përdor forma të tilla të poshtra, u bën presion qytetarëve shqiptar me qëllim frikësimin e tyre. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka përfunduar, data e fundit ishte 2 marsi. Qeveria që do të vijë, do të ketë frikë nga populli, askush nuk do të cenojë dhe dhunojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular