HomeBotaTë shtëna me armë zjarri para një spitali në Paris, raportohet për...

Të shtëna me armë zjarri para një spitali në Paris, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

spot_img

Dy njerëz u qëlluan me armë përpara një spitali në Paris të hënën, ka thënë një burim për Reuters. Burimi në fjalë ka thënë se një person kishte vdekur, një tjetër ishte plagosur dhe po trajtohej në spitalin para të cilit ishte qëlluar.

Sulmuesi iku me një motor, tha burimi, duke shtuar se asgjë nuk dihej për motivin e sulmit.

Ndërkohë mediat raportojnë se sulmuesi kishte një armë të fshehur pas shpinës dhe iku me një motor. Një nga viktimat është një roje sigurie dhe “personi që ka qëlluar është në arrati”.

Televizioni BFM raportoi se personi i vrarë është një burrë dhe personi i plagosur është një grua që po punonte si agjente e sigurisë për spitalin. Spitali, në lagjen e 16-të, është gjithashtu një qendër vaksinimi COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular