HomeBotaDanimarka pezullon përgjithmonë përdorimin e vaksinës AstraZeneca’s

Danimarka pezullon përgjithmonë përdorimin e vaksinës AstraZeneca’s

spot_img

Danimarka do të pezullojë përgjithmonë përdorimin e vaksinës COVID të AstraZeneca’. Kjo u njoftua nga transmetuesi televiziv publik Tv2, duke cituar burime anonime, sipas Guardian.
Transmetuesi publik danez shtoi se një orar i azhurnuar i vaksinimit do të dalë sot, në të cilin vaksina e kompanisë anglo-suedeze nuk do të përfshihet më.

Tv2, shpjegon se e ka marrë këtë informacion nga burime anonime, por ka vendosur ta publikojë duke e konsideruar të rëndësishme për publikun.

Përdorimi i AstraZeneca në Danimarkë u pezullua në 11 Mars, për të hetuar lidhjet e mundshme midis vaksinës dhe episodeve të rralla, por serioze të mpiksjes.

Me përjashtimin e AstraZeneca, sipas ekspertëve të cituar nga Copenhagen Post, programi i vaksinimit mund të mos përfundojë para fundit të vitit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular