HomeKryesoreJorida Tabaku: Ne do t'i fitojmë thellë këto zgjedhje, koha e Ramës...

Jorida Tabaku: Ne do t’i fitojmë thellë këto zgjedhje, koha e Ramës përfundoi

spot_img

Jorida Tabaku, kandidatja e PD-së në Tiranë, tha sot se kryeministrit gënjeshtrat po i dalin sheshit dhe askush s’do ta besojë.

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje dhe do t’i fitojmë thellë, – shprehu besimin Tabaku. – Koha e Ramës ka përfunduar! Sjelljet e tij janë tërbimi dhe zemërimi por asnjë hata nuk do të ndodhë në 25 prill. Do të votohet numri 9, për taksën 9%. Do të votohet PD për më shumë të ardhura në xhepat tuaj.

Shqipëria e do ndryshimin dhe kërkon një kryeministër që është i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Do një kryeministër që nuk i dhunon qytetarët e tij. Prandaj jam e bindur që edhe socialistët do të na mbështesin pasi do të zgjedhin qytetarinë përballë mllefit. Vizionin përballë propagandës. Punën përballë dështimeve. Mos harro. Të dielën voto! Voto ndryshimin! Voto PD!” theksoi Tabaku.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular