HomePolitikeHumbi mandatin në Berat/ Ardit Çela: Do t’ju tregojmë si na i...

Humbi mandatin në Berat/ Ardit Çela: Do t’ju tregojmë si na i vodhën votat

spot_img

Pas përfundimit të numërimit në qarkun e Beratit ku LSI humbi mandatin për shumë pak vota, ka reaguar drejtuesi politik i kësaj force politike Ardit Çela. Ai shprehet se rezultati i shpallur nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e zgjedhësve, pasi ka vjedhje të dokumentar në kutitë e votimit.

“Rinumërimi i qendrave të votimit do të zbulojë edhe detaje të tjera nga e gjitha kjo skemë kriminale e ushtruar në qarkun e Beratit. Në ditët në vijim do të njihemi me vjedhjen e dokumentuar!”, shkruan Çela në rrjetet sociale.

DEKLARATA

Ne respekt te interesit tuaj mbi ecurinë e procesit të votimit, numerimit dhe rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve ne qarkun e Beratit, po ju bej me dije se rezultati i shpallur, i cili i heq mandatin Levizjes Socialiste për Integrim, nuk pasqyron realitetin dhe vullnetin e zgjedhesve te qarkut Berat.

Vjedhje e dokumentuar në kutite e mbushura nga banditet e rilindjes, te konstatuara nga grupet e numerimit dhe anetaret e KZAZ, ku paraqiten flete votimi me shume se votues, te pasqyruara ne procesverbalet perkatese.

Kutite e banditeve te rilindjes nuk mund te jene te vlefshme, nuk mund te permbysin vullnetin e zgjedhesve, e nuk mund te transferojne ne tavoline mandatin e LSI.

Mandati eshte i atyre mijera votuesve te LSI te cilet i rezistuan me karakter e fisnikeri, masakres dhe represionit elektoral te ushtruar dhunshem nga rilindja ne pushtet.

Kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Rinumerimi i qendrave te votimit do te zbuloje edhe detaje te tjera nga e gjithe kjo skeme kriminale e ushtruar ne qarkun e Beratit.

Ne ditet ne vijim do te njiheni me vjedhjen e dokumentuar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular