Në numërimin e votave preferenciale deri tani 4 janë qarqet që mund të sjellin surpriza për sa i përket kandidatëve që mund të ulen në karriget e parlamentit për shkak të votës preferenciale, dhe jo renditjes në listë, janë Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Fieri.
Deri tani në Tiranë Fatmir Xhafaj i 23-ti në listë dhe Ornaldo Rakipi i 30-ti në listë po i afrohen thyerjes së herësit dhe që nëse e arrijnë mund ti zënë vendin e sigurt Fidel Yllit dhe Eduart Shalsit.
Nga PD deri tani në qarkun e Tiranës nuk ka ndonjë pritshmëri për thyerje herësi.
Në Elbasan kandidati i PD-së Luçiano Boçi që është i shtati në listë e ka thyer herësin e me anë të votës preferenciale duke siguruar mandatin e deputetit duke i zënë vendin Eugen Isait.
Në Shkodër po ashtu kandidati i PD-së Bardh Spahia mund të arrijë të thyejë herësin duke i zënë vendin kandidatit Zef Hila.
Edhe në qarkun e Fierit kandidati i PD-së i renditur i 7 në listë, Agron Kapllanaj deri tani mban vendin e parë duke patur mundësinë për të thyer herësin.
Nga ana e PS në Fier, kandidati nr 10, Gramoz Ruçi, po i afrohet herësit të votës preferenciale duke patur mundësinë të ulet sërish në karrigen e deputetit.







