HomeKryesoreZëdhënësi i DASH dhe ambasadorja Kim: Përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës

Zëdhënësi i DASH dhe ambasadorja Kim: Përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Prize ka përgëzuar Shqipërinë për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“SH.B.A. përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë,”- shkruan Price.

Edhe Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar për herë të parë procesin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërsa ka bërë retweet postimin e zëdhënësit të DASH.

Për herë të parë është bërë kujdës në deklatata të vlerësohet edhe opozita.

“Ne e përgëzojmë kryeministrin Edi Rama dhe PS në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Prisni raportin final të OSBE, i cili duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet e Shqipërisë. Ne përsërisim që instancat ligjore duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe,”-shkruan Kim në postimin e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular