Numërimi për kandidatët në Qarkun e Kukësit ka përfunduar në të 141 Qendrat e Votimit. Nga ky qark, Partia Demokratike do të çojë dy deputetë në Kuvend, ndërsa Partia Socialiste një deputet.
Nga numërimi i votave për kandidatët, rezulton se kandidatët e PD janë Flamur Hoxha dhe Usif Çelaj.
Flamur Hoxha ka mbledhur 9159 vota ndërsa Isuf Çelaj 5257 vota.
Në kampin e socialistëve, është Gerta Duraku e cila shkon në Parlament,pasi siguroi 5368 vota dhe ishte e renditur e para në listën e kandidatëve.