HomeKryesore“Të akuzuarit në SPAK për blerje votash, vëzhgues në KQZ”/ Edi Paloka...

“Të akuzuarit në SPAK për blerje votash, vëzhgues në KQZ”/ Edi Paloka denoncon me emra: Te turpshëm e të shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e zvarranikë kanë…

spot_img

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka nisur rinumërimin e votave për partitë në 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI për rinumërim të votave, të cilës i duhen 136 vota shtesë.Janë ngritur 8 grupe numërimi në sallën e KAS ku po bëjnë verifikimin dhe numërimin e votave për partitë.

Deri tani janë numëruar 40 kuti dhe LSI ka rikuperuar 3 vota nga 136 që i duhen. Një reagim ka ardhur nga selia blu, deputeti i zgjedhur i Durrësit Edi Paloka ka ngritur akuza ndaj KAS duke i cilësuar si shërbëtorë të Ramës.  Paloka ka shkuar më tej duke pohuar se: Pasi hodhen poshte gjithe kerkesat e PD per terheqjen e provave nga institucionet ( sic i detyron ligji ) pranuan nje kerkese per rinumerim te LSI-se. Si edhe ne disa raste te tjera, kjo behet per tu perdorur si justifikim qe gjoja jo te gjitha kerkesat e opozites nuk u pranuan…

Postimi i Edi Palokës:

Drejtues te administrates ne Durres, pikerisht ata qe jane denoncuar nga PD ne SPAK per krime zgjedhore, nderkohe qe duhej te ishin ne punen e shtetit per te cilen paguhen me parate e shiptareve, jane prape sot ne sherbim te partise ne rinumerimin e votave ne KQZ!
Sherbetoret e Rames ne KAS nderkohe pyesin se ku jane provat qe administrata eshte perdorur ne kundershtim me ligjin per zgjedhjet !!!
Une e kam shprehur publikisht , qe nje dite perpara se KAS te filloj shqyrtimin e ankimimeve te opozites, se sherbetoret e Rames aty , njesoj si shefi i tyre, nuk do te pyesin as per ligjin e as per faktet per te zbuluar te verteten e masakres zgjedhore te 25 prillit! Kjo per fat te keq po vertetohet cdo dite! Te turpshem e te shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik te llojeve te tjera, kane hedhur poshte gjithshka.
Sot po jap nje fakt te vogel per te treguar se sa groteske eshte ajo qe po ndodh ne KAS! Behet fjale per Durresin .
Pasi hodhen poshte gjithe kerkesat e PD per terheqjen e provave nga institucionet ( sic i detyron ligji ) pranuan nje kerkese per rinumerim te LSI-se. Si edhe ne disa raste te tjera, kjo behet per tu perdorur si justifikim qe gjoja jo te gjitha kerkesat e opozites nuk u pranuan…Pranojne rinumerim sepse dihet nga te gjithe qe manipulimi dhe krimet zgjedhore qe kane vendosur rezultatin, jane kryer ne proceset para numerimit perfshi ketu ato qe jane publike dhe lehtesisht te verifikueshme. Praktikisht ne Durres, pervec shit-blerjes “klasike” te votes , me para ne dore, ka ndodhur nje megablerje me parate e shtetit dhe te BE. Perdorimi i administrates dhe aseteve publike , ne kundershtim dhe shkelje te ligjit, ne Durres eshte evidente dhe vertetohet lehtesisht me dokumenta. Jane pikerisht ato dokumenta e prova qe sherbetoret e Rames ne KAS nuk pranojne as t’ju a kerkojne institucioneve megjithese jane te detyruar ta bejne…!
E per ta çuar deri ne fund maskaraden, ja se cfare ndodh sot pikerisht ne sy te KAS-it;
PD ka denoncuar perdorimin e administrates ne funksion te manipulimit te votave. Ka denoncuar me emra ne SPAK edhe disa zyrtare ne Durres.
Sot , si per te treguar cinizmin dhe arrogancen ndaj ligjit deri ne fund, PS con si vezhgues ne rinumerimin e votave ne KAS , drejtues dhe punonjes te administrates, pjesa me e madhe e te cileve jane ne listen e denoncuar nga PD ne SPAK…! Keta minimalisht duhej te ishin ne pune sot se paguhen me parate e shqiptareve per punet e shtetit. Po ata edhe sot po bejne punen e partise dhe zvarraniket e KAS, kerkojne prova nga opozita ne se u perdor apo jo administrata ne zgjedhje ne sherbim te “rilindjes”!!!, shkruan Paloka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular