HomeKronikeEMRI/Zbardhet plagosja e 39-vjeçarit në Vlorë, policia shpall në kërkim autorin e...

EMRI/Zbardhet plagosja e 39-vjeçarit në Vlorë, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes

spot_img

Policia ka zbardhur plagosjen e të mërkurës në darkë që ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 39-vjeçar.

Burimet nga policia thanë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime, bazuar edhe në provat e grumbulluara u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Ersilio Mataj, 18-vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

Deklarata e plotë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.

Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

Ngjarja

Një 39-vjeçar me iniciale Ergys Likaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë në zonën e Lungomares.

Por ai është arrestuar këtë të enjte nga policia, edhe pse pretendon se është qëlluar me armë zjarri, duke shkuar për kurim në spital.

39-vjeçari akuzohet për moskallëzim krimi. Bashkë me të është arrestuar edhe një 46-vjeçar me iniciale K.Xh., ndaj të cilit rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe deklaratë të rreme në polici.

Pasi janë paraqitur në spital, forcat e policisë nuk kanë marrë detaje nga i plagosuri prandaj është vendosur arrestimi i tij për mos kallëzimin e shkaqeve të konfliktit.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular