HomeKryesoreZgjedhjet/Avokati i PD në KAS: Gjergj Luca përdorte punonjësit për shpërndarje parash....

Zgjedhjet/Avokati i PD në KAS: Gjergj Luca përdorte punonjësit për shpërndarje parash. Në Bradashesh vepronte një person me rekorde kriminale!

spot_img

Avokati i PD Marash Logu parashtroi sot në KAS pretendimet e për qarkun e Elbasanit, duke u shprehur se zgjedhjet u diktuan nga krimi dhe paligjshmëria.

Sipas Logut biznesmeni Gjergj Luca kryente mbledhje të paligjshme të dokumenteve të identifikimit dhe përdorte të punësuarit e tij për skemën e blerjes së votës. Po ashtu avokati i PD ka denoncuar shtetasin Gentian Sharra që sipas tij është një person me rekorde kriminale që vepronte në Bradashesh.

Ne kemi paraqitur fakte se si shtetasi Gjergj Luca kryente mbledhje të paligjshme të dokumenteve të identifikimit, për një numër të konsiderueshëm të punonjësve të tij dhe ishte angazhuar në skemën kriminale të blerjes së votave duke përdorur një rrjet personash të punësuar prej tij që kanë bërë shpërndarjen e parave. Kishte një numër shtetasish që vepronin kryesisht pas orës karantinore. Artan Fieraku dhe Xhevahir Milina kanë operuar në lagjen 5 maj dhe kanë mbledhur të paktën 100 larta identiteti me qëllim që të përdoreshin për manipulimin dhe tjetërsimin e zgjedhësve. Janë angazhuar edhe shtetasit Endri Haxhia, Mario Çela dhe Gëzim Rusi. Në Bradashesh kanë operuar Ledi Hoti i cili bënte shpërndarjen e parave në këmbim të votës dhe Arben Veseli që kryente shpërndarje parash. Ka operuar po ashtu Gentian Sharra, person me rekorde të rënda kriminale që vendosi në dispozicion gjithë ambientet e pronave të tij, ku bëhej shpërndarja e parave”, tha Marash Logu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular