HomeKronikeEkskursion me klasën në Tushemisht, helmohen nga ushqimi fëmijët e klasës së...

Ekskursion me klasën në Tushemisht, helmohen nga ushqimi fëmijët e klasës së 8-të

spot_img

Dy vajza të moshës 13-vjeçare janë helmuar ditën e sotme gjatë drekës në një lokal në fshatin Tushemisht të Pogradecit.

Policia bën me dije se 13-vjeçaret K. Sh. dhe Xh. S. kanë qenë në një ekspeditë mësimore nga Tirana dhe janë ndalur për të drekuar ku dhe dyshohet se janë helmuar. Aktualisht ato janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular