Për herë të tretë në histori, Gjermania U21 fiton kampionatin Europian të futbollit.
Në finalen e luajtur me tifozë në Ljubjana të Slovenisë, ekipi i drejtuar nga Stefan Kuntz triumfoi përballë rivalëve të Portugalisë U21 me rezultatin minimal 1-0.
Gjermania u tregua më e aftë dhe më insistuese në finalen e madhe dhe shfytëzuan maksimalisht rastet teksa Lukas Nmecha ishte heroi i mbrëmjes me golin e shënuar në 49′ në pjesën e dytë
Në një ndeshje të tille kishte edhe pak aromë Shqipërie pasi me kampionët e shpallur të Europës, aktivizohej Mërgim Berisha, lojtari me origjinë shqiptare që u zëvendësua në minutën e 67′.
Sidoqoftë, ishte mbrëmja e Gjermanisë që për herë të tretë në histori ngjitet në majën e Europës të futbollit të 21-vjeçarëve.







