Ngatërresat gjatë intervistave “live” në TV janë të shpeshta, teksa kësaj here preh ka rënë gazetarja e “Sky Sport”, Natalie Pinhkhman.
Kjo e fundit, teksa ndodhej në “Grand Prixin” e Austrisë, ka marrë në një intervistë sulmuesin Timo Verner, para Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1.
Deri këtu e gjitha duket si diçka tepër normale, por gafa ka nisur që në fillimet e marrjes në pyetje. Gazetarja, e ka prezantuar 25-vjeçarin si portier të Çelsit, teksa video është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.
“Unë kam këtu Timo Vernerin. Portierin e Çelsit dhe Gjermanisë. Si jeni?”, ka thënë gazetarja.
Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund të imagjinohet reagimi i tij nën maskën mbrojtëse të fytyrës. Ai dëgjohet duke thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”.
PANORAMASPOR.AL