SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion. Gazetari Arsen Rusta raporton se janë disa të arrestuar, mes tyre edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.
Deri më tani janë ekzekutuar 5 masa sigurie, nga disa prej masave që janë nxjerrë. Personat e arrestuar janë vartës të Tushes dhe biznesmenë.
Në këto momente vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë.
Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës. Ky operacion vjen pas një hetimi disa mujor. Është një operacion që vijon jo vetëm në Lushnje, por do të shtrihet në disa qytete.
Ishte kreu i SPAK Arben Kraja ai që tha se ata qe kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen.
Vijon…