HomeAktualitetShpërthimi i bombolës në Velipojë, 4 anëtarët plagosur të familjes Gjoka, privatisht...

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, 4 anëtarët plagosur të familjes Gjoka, privatisht drejt Italisë

spot_img

Katër pjesëtarët e familjes Gjoka që pësuan djegie të konsiderueshme në trup nga shpëprthimi i bombolës dy ditë më parë në hotel në zonën e plazhit të Velipojës janë dërguar për mjekim të specializuar në Itali.

Katër anëtarët kanë pësuar një djegie të gradës së tretë nga shpërthimi i bombolës në hotel. Mësohet se ata janë dërguar privatisht me avion drejt Italisë, kjo për shkak të gjendjes së tyre të rënduar.

Të lënduar janë pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç, me 3 fëmijët e saj, Danjela Gjoka 18 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç.

Mëngjesin e së dielës, kryefamiljarja ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka pasur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët janë transportuar fillimisht për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bërë fajtorë vetë të plagosurit për shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në hotelin “Enriko” në Velipojë. Sipas njoftimit zyrtar, shkak për shpërthimin është bërë lënia e hapur gjatë natës e njërës prej bombolave të gazit.

Për pasojë, sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthimin e bombolës dhe për shkaktimin e zjarrit që la të djegur nënën Alketa Gjoka (pronaren e hptelit) me tre fëmijët e saj në më shumë se 605 te pjesëve të trupit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular