HomeKryesoreTrajnerët gati/Ja lojtarët që do gjuajnë penalltitë nëse Itali-Spanjë del barazim për...

Trajnerët gati/Ja lojtarët që do gjuajnë penalltitë nëse Itali-Spanjë del barazim për 120 minuta

Të gjithë presin me ankth 90 minutat e Itali-Spanjë, ndoshta sfida mund të shkojë edhe në shtesë. Po çfarë do të ndodhte nëse do të vendoset nga loteria e penalltive? “Gazzetta dello Sport” ka zbuluar planet e dy trajnerëve.

Tek Axurrët, siguria është Jorginho. Me të në listë, nëse do të jenë në fushë në momentin e penalltive, Insigne, Bonucci, Immobile dhe Berardi. Mes lojtarëve që mund të aktivizohen nga stoli, te pika e bardhë do të paraqiteshin edhe Belotti me Acerbi-n.

Kapitulli Spanjës: Morata është pjesë e listës së gjuajtësve të penalltive, por duhet parë nëse do të jetë në fushë në atë moment të ndeshjes. Nëse do të jenë në fushë, përveç atij, të përzgjedhurit janë Koke, Gerard Moreno, Oyarzabal dhe Dani Olmo.

Nuk duhen harruar as portierët: Donnarumma ka statistika më të mirë se Unai Simon me klubet (13 penallti të pritura nga 36 kundër 3 nga 15). Megjithatë, spanjolli priti dy nga katër penallti kundër Zvicrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular