HomeSport“Euro 2020”/ Një hap larg finales. Publikohen formacionet zyrtare të Angli-Danimarkë

“Euro 2020”/ Një hap larg finales. Publikohen formacionet zyrtare të Angli-Danimarkë

Advertismentspot_img

Edhe 40 minuta kane mbetur nga nisja e sfidës mes Anglisë dhe Danimarkës.

Trajnerët e dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare.

Tekniku Gareth Southagate, për këtë ndeshje do të përdorë modluin e lojës 4-2-3-1. Në majën e sulmit do të qëndrojë kapiteni dhe pika e referimit të “Tre Luanëve” Harry Kane.

Në dy krahët e tij, do të luajnë Saka e Stërling. Nga ana tjetër, trajneri Kasper Hjumand, do të vari shpresat te Kasper Dolberg, që ka bërë mirë në këtë kampionat. Ndërsa treshja e sulmit do të kompletohet nga Braithwaite e Damsgaard.

Angli: Pickford, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Kane, Sterling, Phillips, Mount, Saka.

Danimarkë: Schmeichel, Vestergaard, Kjaer, Maele, Christensen, Delaney, Braithëaite, Dolberg, Damsgaard, Stryger, Hojbjerg.

Kujtojmë se Italia është ekipi i parë që ka prekur finalet e kompeticionit prestigjioz. Ajo arriti të kualifikohet pasi u tregua më e skatë në 11 metërsh se Spanja. Ndërsa Anglia, arriti në gjysmë finale falë fitores 4-0 ndaj Ukrainës, në një mbrëmje magjike.

Danimarka u rikthye në gjysmë-finale që nga viti 1992, vit ku dhe dhe u shpall fituese e Kampionatit Evropian. Danezët mundën në çerekfinale Republikën Çeke me rezultatin 2-1.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular