HomeAktualitetShkon në 1500 numri i qytetarëve të helmuar nga uji në Deçan....

Shkon në 1500 numri i qytetarëve të helmuar nga uji në Deçan. Autoritetet shpallin…

spot_img

Autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Rreth 1500 pacientë nga Deçani dhe fshatrat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në 3 ditët e fundit duke shfaqur shenja helmimi. Madje këta dy pacientë që vijnë nga Glloxhani i Deçanit tregojnë që të gjithë familjarët e tyre janë në të njëjtën gjendje.

Ndonëse analizat kanë rezultuar që janë në rregull, megjithatë janë vazhduar hetimet për ujin e pijes që ishte dyshimi i parë si shkaktar i helmimeve.

Ministri i Shëndetësisë nuk ka përjashtuar edhe pista të tjera të hetimit. Ndërsa është konfirmuar zyrtarisht se dy personat që janë ndarë nga jeta në 24 orët e fundit nuk kanë vdekur nga helmimi.

Ndërsa komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular