HomeAktualitetPërmbytjet dhe shtrëngatat rrezikojnë Shqipërinë? IGJEUM jep paralajmërim: Në 5 ditë e...

Përmbytjet dhe shtrëngatat rrezikojnë Shqipërinë? IGJEUM jep paralajmërim: Në 5 ditë e ardhshme shira lokalë, Emergjenca Civile në gatishmëri

Advertismentspot_img

Ministria e  Mbrojtjes përmes një njoftimi paralajmëron se brenda 5 ditëve Shqipëria do të përshfishet nga reshjet dhe kjo mund të shoqërohet dhe me vërshime uji të rrëmbyeshme. Ndonëse se nuk pritet ndonjë situatë e ngjashme si Gjermani apo në Belgjikë, minsitria e Mbrojtjes bën të ditur se janë marrë masat për pasur në gatishmëri forcat e Emergjencave civile.

“Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës. Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile”m thuhet në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë i ministrisë

Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.
Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.

Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile.

Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve.

Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular