HomeKronikeEMRAT/"Çmendet" shqiptari në Itali! Godet me thikë dhe hanxhar gruan, plagos edhe...

EMRAT/”Çmendet” shqiptari në Itali! Godet me thikë dhe hanxhar gruan, plagos edhe të birin që mbrojti nënën

Një tragjedi familjare është shmangur, të paktën për momentin, gjatë natës së kaluar në Sulmona (L’Aquila), kur një shqiptar 51-vjeçar tentoi të vriste ish-bashkëshorten, duke e goditur me thikë.

Hysen Aliko u arrestua menjëherë nga policia italiane pasi goditi me thikë gruan, e cila u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni delikat, por mjekët janë ende të rezervuar për fatin e saj.

Pak pas mesnate, 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej në shtëpi. Ulërimat e gruas pas dy goditjeve me thikë shkaktuan alarm dhe pas pak mbërritën edhe dy fëmijët e tyre, që u përpoqën të largonin babanë. I plagosur mbeti edhe djali, që gjithashtu shkoi në spital.

Policia ka marrë dëshmitë e të pranishmëve dhe regjistrimet e kamerave. Agresori dhe viktima ishin ndarë prej një muaji me vendim gjykate.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular