HomeAktualitetGazetari Hoxha: Çfarë fshihet pas ‘Maratonomakut të Tiranës moderne’, me urën e...

Gazetari Hoxha: Çfarë fshihet pas ‘Maratonomakut të Tiranës moderne’, me urën e zjarrit në dorë?

spot_img

Ngjarja e rëndë, por e paralajmëruar, e ndodhur pak përpara mesnatës kur ‘Sarajeve të Toptanëve’, monument Kulture i Kategorisë së Parë, ju vu zjarri me qëllim, ka shkaktuar mjaft revoltë e dyshime në rrjet dhe në media.

Ende pa nisur hetimet dhe pa dalë ndonjë njoftim nga policia dhe prokuroria, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka shpërndarë një video ku duket një djalosh që vrapon me urën e zjarrit ende në dorë dhe shfaqet në mes të qytetarëve të shumtë në atë orë dhe vend.

Veliaj shkruan se e di kush e ka vënë zjarrin, duke akuzuar direkt trashëgimtarët e pronës dhe thotë se pasi ka biseduar me kryeministrin Rama është vendosur, se në muajin  shtator qeveria e re do ta shpronësojë godinën dhe do ta marr në pronësinë e vetë.

Deri atëherë, premton se ajo do të rruhet 24 orë nga policia e tij bashkiake. Por faktikisht në këtë situatë ngrihet pyetja; përse nuk e kanë ruajtur deri më tani këtë monument të kategorisë së parë?!

Mes shumë komenteve për këtë ngjarje që ka ngjallur dyshime të shumta për një plan të hershëm, Rama-Veliaj, për ngritjen e një kulle 45 kate me një muze brenda në të njëjtin vend, ka reaguar edhe gazetari Poli Hoxha në faqen e tij në FB.

Hoxha si një njohës i vjetër i ngjarjeve të tilla, hedh dyshime se zjarr-vënia e qëllimshme është realizuar në mënyrë të tillë që ajo të mësohej dhe të vërtetohej se ishte e tillë.

Kjo duket edhe në videon e shpërndarë urgjent nga Veliaj, ku zjarr-vënësi kapet qartë duke vrapuar mes qytetarëve në një vend mjaft publik me ‘zjarrin ende në dorë’.

Sipas gazetarit, këtë ‘akt të qëllimshëm’ e ka pasuar akuzimi i pronarëve pa u mbyllur hetimet, përshpejtimi i shpronësimit të tyre dhe lënia përfundimtare në dorë të Erion Velisë e objektit historik, siç edhe ndodhi me Teatrin Kombëtarë.

Hoxha shkruan se është në dijeni të projektit sipas të cilit pas shpronësimit aty do të ndërtohen kulla, por fillimisht plani nis me ‘maratonomakun e Tiranës moderne’ që vrapon me urën e zjarrit në dorë.

Postimi i plotë i gazetarit Poli Hoxha

Kam parë dhe ‘hetuar’ qindra krime dhe vend-krime si gazetar i vjetër, por si kjo zjarr-vënia te ‘Sarajet e Toptanëve’ as në filmat me buxhet të ulët nuk kisha parë.

Nga kjo video që ka nxituar menjëherë pas ngjarjes të shpërndajë Erion Veliaj, (i cili akuzon trashëgimtarët pa folur ende organet-ligjzbatuese), duket një djalosh që pasi ka vënë zjarrin, mban në duar edhe ‘pishtarin’ me të cilin ka kryer krimin!

Me mjetin zjarr-vënës në duar që digjet, kalon bulevardin dhe vrapon mes për mes pjacës plot me kafene, si një maratomak i Tiranës ‘moderne’.

A keni parë ndonjëherë një kriminel të tillë?! Një që kujdeset që tu tregojë veten (e maskuar natyrisht) dhe armën e krimit të gjithëve?!

Jo përveçse në rastin që gjithçka është e planifikuar që të mësohet, se kemi të bëjmë me zjarr-vënie të qëllimshme. Që pastaj Lali Eri të shqetësojë pas mesnate me telefon Edi Ramën. Që të vendosin ‘urgjent’ që një nga aktet e para të qeverisë në shtator do të jetë shpronësimi I ‘Sarajeve’. Që Erion Veliaj të nxitonte të akuzonte se, ‘u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin’. Pastaj premtojnë se deri sa ‘Sarajet’ ti kalojnë ‘shtetit’ në shtator, do të rruhen 24 orë me policë dhe nuk do të ketë më zjarr!

Tani po na del se Rama dhe Veliaj janë dashnorë të mëdhenj të ruajtjes së monumenteve dhe trashëgimisë në këtë qytete, madje edhe më të dashuruar se vetë trashëgimtarët direkt.

Më pas kismet, projekti i kullës është gati prej kohësh me fitim maksimal tani, pasi trashëgimtarët u treguan shumë ‘makutë’ në pjesë.

Pikë e zezë, në çfarë kohe dhe në çfarë vendi po pranojmë që të jetojmë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular